Kosova
Policia e Kosovës arreston një polic serb në Jarinje
I dyshuari është dërguar në mbajtje, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës të shtunën ka arrestuar një pjesëtar të Policisë së Serbisë në vendkalimin kufitar në Jarinje, nën dyshimin për “import të paautorizuar të municionit dhe posedim të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës të dielën, ai u arrestua dje paradite kur gjatë kontrollit të një veture me targa të Beogradit, e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, zyrtarët doganorë dhe policorë zbuluan në bagazhin e veturës 51 fishekë, para të gatshme 9.900 euro dhe 26.000 dinarë serbë (rreth 220 euro), transmeton albinfo.ch.
Gjatë kontrollit, siç thotë raporti, autoritetet sekuestruan edhe dokumente personale dhe materiale policore, përfshirë kartelën e identifikimit dhe distinktivin e Policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimet e Serbisë dhe Kosovës, pasaportën serbe, një palë uniformash, një palë dorëza dhe një USB.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













