Shkurt.ch
Polici me prejardhje turke akuzohet se ka spiunuar për Erdoganin
Aktivitetet që ai i ka zhvilluar në internet pro Erdoganit, e kanë vënë atë në fokus të shërbimit informativ të kantonit dhe të federatës
Një polic i Bazelit me prejardhje turke është pushuar nga puna dhe është arrestuar nën dyshimin se i ka dorëzuar “palës së tretë” të dhëna të besueshme për turqit e Zvicrës, kritikë të regjimit të Erdoganit, shkruan sda.ch. Pas sqarimeve të brendshme në kuadër të policisë, ai menjëherë është pushuar nga puna dhe është arrestuar nga prokuroria.
Një pjesë e dokumenteve që ai i ka kongrolluar “me probabilitet të madh nuk kanë qenë në lidhje me punën e tij”. Në këtë përfundim vihet pas verifikimit të rreth 3000 rasteve në fjalë, transmeton albinfo.ch. Pasi që tash kemi të bëjmë me vepra të mundshme penale, në këtë rast është inkuadruar edhe prokuroria shtetërore, është deklaruar të enjten nga Departamenti për Polici dhe Drejtësi i qytetit të Bazelit.
Gazeta “Basler Zeitung” e kishte akuzuar policin kantonal të trafikut se ai i ka hulumtuar dosjet e kundërshtarëve të dyshuar të Erdoganit dhe ato ua ka dorëzuar qarqeve të afërta me qeverinë turke. Aktivitetet që ai i ka zhvilluar në internet pro Erdoganit, e kanë vënë atë në fokus të shërbimit informativ të kantonit dhe të federatës.
Në rast se konstatohet se veprimet e tij bien në kompetencën e federatës, atëherë në këtë rast do të inkuadrohet Prokuroria Publike Federale.
Departamenti për Drejtësi dhe Polici, duke u nisur nga prezumimi i pafajësisë, nuk jep informacione nëse bëhet fjalë për një shtetas turk apo për një turk të natyralizuar në zviceran.
Në Policinë e Bazelit që nga viti 1997, policë mund të bëhen edhe shtetasit e huaj, me leje qëndrimi të përhershëm (Vizë C), përecjell albinfo.ch. Kështu, aktualisht në këtë shërbim punojnë 23 policë, 6 asistentë të sigurisë dhe 4 aspirantë pa shtetësi zvicerane. Në kantonin i cili 36 për qind të popullatës e ka të huaj është menduar se kështu bëhet përfaqësimi më i mirë i përbërjes së popullsisë në polici. Kjo përbërje ndihmon pastaj edhe me kompetencën kulturore dhe gjuhësore të policëve me shtetësi të huaj.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











