Uncategorized
Polici gjerman me prejardhje kosovare dënohet për ngacmim seksual dhe lëndim trupor
Sipas prokurorisë, personi në fjalë më 19 shkurt të këtij viti, në një klub në Schwetzingen kishte ngacmuar seksualisht tri gra të reja duke i fyer me fjalët më banale dhe në fund duke i goditur me shuplakë
Një nëpunës policor 29 vjeçar i Policisë Gjermane, me prejardhje nga Kosova është dënuar nga një gjykatë e qytetit Schwetzingen për shkaktim lëndimi trupor dhe për fyerje. Atij i është shqiptuar masa ndëshkuese me gjobë, prej 75 njësish ditore nga 60 euro, shkruan rnz.de.
Sipas prokurorisë, personi në fjalë më 19 shkurt të këtij viti, në një klub në Schwetzingen kishte ngacmuar seksualisht tri gra të reja duke i fyer me fjalët më banale dhe në fund duke i goditur me shuplakë.
Nga ana tjetër, avokati mbrojtës ka theksuar se klienti i tij është dënuar tashmë mjaftueshëm përmes procedurës disiplinore dhe ndalimit të avancimit në punë, transmeton albinfo.ch. Nisur nga kjo, siüas tij, procedura kundër tij duhet të ndërpritet. Për të përforcuar argumentimin e tij, avokati ka përmendur se polici ka ardhur si fëmijë në vitin 1993 nga Kosova. Ai ka theksuar se ka paguar për familjen e tij shpenzimet jetësore, qiranë dhe sigurimet.
I pyetur nga gjyqtarja lidhur me akuzat, 29 vjeçari ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë çdo mundësi që ai të ketë bërë atë për çfarë akuzohet. Por, përbetimet e tij për pafajësi u kundërshtuan në mënyrë bindëse: të gjitha dëshmitaret kanë thënë njëzëri se i akuzuari ka shqiptuar fjalët fyese në diskotekë.
Veç kësaj, ai në mënyrë të përsëritur ka provuar të vendosë konatkt trupor me femrat e përmendura, transmeton albinfo.ch. As refuzimet e vendosura të tyre nuk kishin treguar efekt. Në fund ai kishte goditur me shuplakë njërën prej tyre, gjë që u dëshmua po ashtu nga një numër dëshmitarësh.
Vetëm dy dëshmitarë kanë provuar ta shfajësojnë policn kosovar por ata gjatë dëshmisë së tyre janë ngatërruar në kundërthënie. Për këtë arsye, prokuroria ka kërcënuar ata me nisje të një procedure të re kundër tyre për deklarim të rrejshëm.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











