Kultura
Poezi dhe tekste këngësh nga Bardhec Berisha me shokë
Më 11 dhjetor, në qendrën “Galerie K25” të Lucernit do të mbahet një mbrëmje artistike letrare. Do të prezantohen vargje poetike dhe tekste këngësh nga Bardhec Berisha, Bujar Berisha, Christian Löffel dhe Pablo Baller.
Bardhec Berisha merret prej kohësh me poezi dhe me përkthime, është autor i disa vëllimeve poetike dhe i disa librave tjerë me përkthime.
Bujar Berisha është i biri i Bardhecit dhe njihet si bashkëthemelues dhe anëtar i disa grupeve të rokut, veç tjerëve, i grupit të suksesshëm “Who`s Electra” i cili pas disa vitesh veprimi, është shuar këtë vit.
Mbrëmja mbahet më 11 dhjetor 2017, e hënë, me fillim në orën 19.00.
Adresa: Galerie K25, Kellerstrasse 25, Luzern
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit11 Dhjetor 2017
- Ora19:00
- LokacioniLuzern
- Data e përfundimit26 Nëntor 2017 - 1:00
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













