Shkurt.ch
Pllakati me ndalimin e shqipes, “një shaka në mes kolegëve të punës”
Sqarohet pothuajse gjithçka në lidhje me pllakatin për «ndalimin e shqipes» ne një zyrë zvicerane, i cili gjatë fundjavës së fundit kishte bërë xhiro të madhe në mediet sociale shqiptare dhe zvicerane.
Fotografia paraqiste një zyrë të paidentifikuar, në të cilën ishte varur një pllakat i madh ku përmes figurave tërhiqej vërejtja se të punësuarve aty u ndalohej të flasin në gjuhën shqipe ndërsa lejohej vetëm gjuha gjermane.
Në postimin e publikuar në medie të shumta mungonte çfarëdo e dhëne lidhur me vendin ose autorësinë e këtij postimi, transmeton albinfo.ch.
Portali 20min.ch, i cili e kishte publikuar i pari këtë fotografi në hapësirën gjermane, kishte kërkuar nga lexuesit që të sillnin informacione që do të ndihmonin në identifikimin dhe lokalizimin e kësaj zyre.
Ndërkohë një person është paraqitur dhe pohon se ai është i pari që e ka publikuar këtë fotografi, përcjell albinfo.ch. Ai punon në firmën që duket në fotografi dhe është vetë me prejardhje shqiptare.
Fillimisht e gjithë kjo kishte lindur si «një shaka në mes të kolegëve të punës». Por, fakti se fotografia e tij ka bërë kaq shumë bujë në mediet elektronike në Kosovë dhe Shqipëri është i pakëndshëm për të. Kjo për arsyen se ajo ka ngjallur shumë pakënaqësi dhe mllef ndër shqiptarët e atjeshëm. Sikur ta kishte ditur se kjo fotografi do të ngjallte reaksione të tilla, ai nuk do ta postonte atë kurrë.
«Në firmën tonë nuk ka ndalim të shqipes», ka thënë ai për 20 min.ch. Dhe ai nuk ka pasur për qëllim të krijojë përshtypjen se shqiptarët janë të diskriminuar nga punëdhënësi i tij. Por, pas kësaj që ka ndodhur, ai tash ka frikë edhe për vendin vet.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra Aeroporti i Vjenës ul limitin e lëngjeve prej 100 ml, ndërsa skanerë të rinj hyjnë në... -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë












