Lajme
Pllaka e dëshmorëve ngrit tensionet në Luginë të Preshevës
Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka kërkuar nga shqiptarët që me dëshirë ta heqin pllakën, ndryshe institucionet serbe do ta heqin dhunshëm
Një pllakë përkujtimore me ish-dëshmorët e gueriles shqiptare në Luginën e Preshevës (UÇPMB) që është vendosur një muaj më parë në oborrin e Komunës së Preshevës, është bërë objekt i ngritjes së tensioneve në tri komunat me shumicë shqiptare në “Serbinë Jugore”.
Kundër kësaj pllake është deklaruar edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka kërkuar nga lidershipi shqiptar në Komunën e Preshevës që ta heq menjëherë këtë pllakë, sepse siç ka thënë ai, është objekt që provokon Serbinë.
Madje siç ka thënë kryeministri Daçiq, nëse vetë shqiptarët nuk e bëjnë me dëshirë atëherë institucionet serbe do ta heqin dhunshëm.
“Nëse kjo nuk ndodhë, këtë e bënë shteti. Për këtë është informuar edhe bashkësia ndërkombëtare, sepse është një provokim i hapur me të cilën mëtohet të thuhet se Serbia nuk e kontrollon një pjesë të territorit”, ka thënë kryeministri serb, raporton “Beta”.
Ndërsa kundër kësaj deklarate ka reaguar prefekti i Preshevës, Ragmi Mustafa i cili ka kërkuar që të mos krijohen tensione të panevojshme. “Ju lus të mos krijojmë tensione në këtë temë. Kjo nuk është korrekte në këtë moment. Ky informacion dëmton edhe serbët e edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka thënë se pllaka përkujtimore me dëshmorët e rënë në luftë nuk e kërcënojnë kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
Ndryshe, Presheva është komuna me shumicë absolute shqiptare rreth 97 për qind. Në këtë komunë dhe në fshatrat për rreth, nuk jetojnë qytetarët serbë, prandaj, sipas institucioneve të kësaj komune, kjo pllakë nuk i dëmton marrëdhëniet ndëretnike në rajon.
Lugina e Preshevës e cila përbëhet nga tri komuna me shumicë shqiptare (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) që administrativisht bien nën Serbi, në vitin 2000-2001 ka qenë arenë luftimesh ndërmjet forcave serbe të ish-diktatorit Sllobodan Millosheviqit dhe ish-guerilëve shqiptarë të UÇPMB-së.
Ky konflikt pas 18 muajve, përfundoi me një marrëveshjeje paqeje, e cila u arrit vetëm pas rënies nga pushteti të Millosheviqit dhe dërgimit të tij në Tribuna të Hagës.
UÇPMB u shpërbë, ndërsa Kuvendi i Serbisë nxori një amnisti të përgjithshme për gjithë ish-guerilët. UÇPMB u njoh fillimisht si strukturë guerile që luftoi për me shumë të drejta nga shteti serbë, ndërsa pas ardhjes së radikalëve dhe socialistëve në pushtet, po trajtohet si “forcë terroriste”.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












