Maqedonia

Plenkoviqi ua uroi fitoren Mickoskit dhe Siljanovska-Davkovës

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka uruar fitoren e liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në zgjedhjet e djeshme parlamentare si dhe “presidentes së sapozgjedhur të vendit”, përcjell albinfo.ch.

“Urime deri te Hristijan Mickoski për fitoren bindëse të OBRM-PDUKM-së. Me padurim pres vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, rrugën evropiane të së cilës ne e mbështesim fuqishëm.

Përgëzoj edhe presidenten e sapozgjedhur, Gordana Siljanovska-Davkova”, ka shkruar Plenkoviq në platformën X.