Lajme
Plazhi i Norvegjisë, ndër më të bukurit në Evropë
Plazhi Haukland në veri të Norvegjisë është klasifikuar si një nga plazhet më të bukura në Evropë. Pamja që ofron ngjason me peizazhin e një kartoline dhe disa e krahasojnë me Karaibet.
Mirëpo, në krahasim me plazhet e Karaibeve, Haukland është shumë më i ftohtë. Temperatura e ujit nuk është kurrë më shumë se 10 gradë Celsius, pasi është 300 kilometra në veri të Arktikut.
Vizitorët thonë se plazhi është më i këndshëm se shumë prej plazheve në jug të Evropës.
“Plazhi këtu është edhe më i këndshëm se ai që sheh në jug të Evropës, është edhe më i bardhë se sa mund të gjesh diku tjetër”, u shpreh një vizitor.
Plazhi Haukland është i njohur në rrjetet sociale dhe në guidat e udhëtimit është shënuar si një nga më të bukurit në Evropë.
Në atë vend unik dhe shumë të largët, të njohur vetëm nga vendasit, njerëzit shpesh përdorin mjete lundruese, por edhe zhyten në ujërat e ftohta. Vitin e kaluar këtë plazh e vizituan 300,000 turistë, 50 për qind më shumë se në pesë vjet.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












