Muzikë
Pianistja Anila Aliu vlerësohet me çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Volterrës
Një mbrëmje artistike nën qiellin e Toskanës, në një prej skenave më të veçanta historike të Italisë, ku artistja shqiptare Anila Aliu performoi dhe u nderua me çmim.
Artistja shqiptare Anila Aliu ka përjetuar një moment të veçantë në karrierën e saj, duke performuar në Festivalin Ndërkombëtar të Volterrës, në Itali, dhe duke u vlerësuar me çmim për paraqitjen e saj, transmeton albinfo.ch.
Aliu performoi në amfiteatrin antik Teatro Romano di Volterra, një hapësirë e rrethuar nga historia dhe trashëgimia mijëravjeçare e Toskanës.
Pas kësaj mbrëmjeje të veçantë, artistja ka shprehur mirënjohjen për publikun italian dhe organizatorët e festivalit për mikpritjen dhe vlerësimin.
“Nder i jashtëzakonshëm të performoja dhe të vlerësohesha me çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Volterrës, në amfiteatrin antik Teatro Romano di Volterra”, ka shkruar Aliu.
Ajo ka falënderuar publikun italian për pritjen e ngrohtë, si dhe ekipin e festivalit për organizimin e kësaj mbrëmjeje artistike.
“Falënderuese nga zemra publikut italian për mikpritjen aq të ngrohtë, si dhe të gjithë ekipit të festivalit për këtë mbrëmje madhështore”, ka shkruar artistja.
Aliu ka ndarë emocionet e saj edhe në gjuhën angleze, duke e përshkruar performancën si një përvojë të jashtëzakonshme nën qiellin e Toskanës, mes një ambienti që mbart rreth dy mijë vjet histori.
Në mesazhin e saj, ajo ka falënderuar gjithashtu kolegun Joe Shepherd dhe drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Volterrës për këtë përvojë të veçantë.
Performanca dhe çmimi i marrë në Volterra përbëjnë një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Anila Aliut, duke e vendosur atë në një skenë me rëndësi të veçantë kulturore dhe historike në Itali./Albinfo.ch.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










