Kosova
Pezullohet greva e specialistëve të kirurgjisë
Ky pezullim i grevës është arritur pas takimeve të vazhdueshme të mjekëve me ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili dhe Basri Sejdiun, Ud. drejtor i përgjithshëm SHSKUK
Specialistët e klinikave kirurgjikale në QKUK e kanë pezulluar grevën e nisur dy ditë më parë. Sipas njoftimit, ky pezullim i grevës është arritur pas takimeve të vazhdueshme të mjekëve me ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili dhe Basri Sejdiun, Ud. drejtor i përgjithshëm SHSKUK.
“Në takim është arritur marrëveshja që greva të pezullohet dhe mjekët të jenë pjesë e grupeve punuese që do të punojnë në kategorizimin e pagave që do të ndodhë me Ligjin e ri të pagave, pas rishikimit të buxhetit”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, gjatë paradites kirurgët e Spitalit të Ferizajt njoftuan se do t’i bashkohen kësaj greve të punëtorëve të QKUK-së, të cilët kërkojnë rritje pagash.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










