Uncategorized
Petkoviq dëshiron fitore ndaj Serbisë
Vladimir Petkoviq është shprehur se do të luajnë vetëm për fitore ndaj Serbisë
Zvicra ka përfunduar stërvitjen për ditën e sotme, derisa nesër nga ora 20:00 do të ndeshet me Serbinë, në kuadër të Grupit E.
Para ndeshjes në konferencën për media është paraqitur trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, shkruan albinfo.ch.
“Kemi luajtur një ndeshje mjaft të mirë kundër Brazilit, edhe pse nuk arritëm fitore. Duhet të luajmë më mirë kundër Serbisë. Do të bëjmë çmos për të shënuar fitore”, ka theksuar Petkoviq në konferencën për media.
Ai është shprehur se do të luajnë për fitore. “Duam të fitojmë. Ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë, për të drejtuar më shumë kundër tyre sesa për Brazilin, gjithmonë duam të jemi më të mirët, nesër do të jetë e njëjtë dhe ne duhet të përqendrohemi në fushë”, ka thënë Petkoviq.
Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë mund të jetë vendimtare për fatin e këtyre skuadrave.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














