Kosova
Përurohen dy tunele dhe rihapet linja hekurudhore që lidh Prishtinën me Shkupin
Gjatë ditës së sotme janë përuruar dy tunele dhe është rihapur linja hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë. Tunelet, të cilët ishin të shembur, janë të gjata njëri 262 metra dhe tjetri 122.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar ngjarjen si ndër më të rëndësishmet, teksa ka thënë se vlera e punimeve në këtë segment, nga kufiri i Maqedonisë së Veriut deri në Fushë-Kosovë, është mbi 164 milionë euro.
Kurti ka shprehur mirënjohje për Bashkimin Evropian, Bankën Evropiane për Investim dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për mbështetjen e financimit dhe rehabilitimit të kësaj linje hekurudhore, e cila, siç tha ai, do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë Bashkimit Evropian.
“Me Linjën 10 edhe me hekurudhën Prishtinë-Durrës, po e bëjmë Kosovën pjesë të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian. Lidhjet infrastrukturore po i forcojmë, zgjerojmë dhe modernizojmë. Me forcim, rriten shkëmbimet. Me zgjerim, rritet ndërlidhja, ndërkaq me modernizim, rritet shpejtësia”, ka shkruar ai në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.
Kurti ndër të tjera u shpreh se hekurudha është një infrastrukturë shumë e rëndësishme që lidh Kosovën me rajonin dhe me Evropën.
E-Diaspora
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












