E përballur, si shumë zona të tjera të skive në lartësi mesatare në Alpet zvicerane, me shpate me bar dhe shkëmbore, dhe mijëra skiatorë të papunë, zona e Gstaad, Zweisimmen dhe Saanenmöser në kantonin e Bernës iu drejtua transportit të borës me helikopterë dhe hedhjes së saj në pista, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ky operacion special nuk ishte aq i suksesshëm sa kishin shpresuar autoritetet e resorteve dhe shpatet ende mbeten kryesisht pa borë.
“Ngarkimi dhe shkarkimi i borës ishte shumë i ndërlikuar dhe sasitë që mund të transportoheshin ishin shumë të pakta”, sipas Matthias In-Albon, drejtor i ashensorëve të skive në Gstaad.