Jeta në Zvicër
Përparim Avdili, kryetari i liberalëve të degës 9 të Cyrihut kërkon votën për asamblist
Shqiptarët e Cyrihut janë aktivë në partitë politike me disa kandidatë me prejardhje shqiptare në këto zgjedhje, mirëpo ende nuk kanë arritur të përfaqësohen në parlament dhe ky është një rast i mirë që Përparim Avdili të jetë zëri i parë i tyre.
Në kuadër të fushatës zgjedhore që po zhvillon kandidati i liberalëve të FDP-së Përparim Avdili, dje është mbajtur një takim i hapur me qytetarë të zonës së 9 zgjedhore të qytetit Cyrih, i organizuar në bashkëpunim me portalin informativ albinfo.ch të cilin e ka drejtuar gazetari, Bekim Dalipi.
Politikani i ri me prejardhje shqiptare, Përparim Avdili me bashkëpartiakun e tij Michael Baumer, kanë adresuar problemet e kësaj pjese të qytetit, para një numri të kënaqshëm të votueseve dhe votuesve.
Përparim Avdili është pjesë e garës së zgjedhjeve komunale në kuadër të qytetit Cyrih, i cili ndahet në 9 zona zgjedhore. Ai është kandidat për asamblist dhe njëherit edhe kryetar i degës 9 të qytetit që përfshinë Alstetten, Grünau dhe Albisrieden.
Dy kandidatët, Avdili dhe Baumer, kanë folur me theks të veçantë për mungesën e banesave të lira, komunikacionin e ngarkuar dhe temën e nxehtë për banorët e Cyrihut të zonës Altstetten dhe Albisrieden, „Kochareal“.
„Nëse unë do të zgjidhem në parlamentin e qytetit, do i trajtoj këto tema me prioritet“, ka theksuar Avdili.
Asamblisti, dhe për një kohë të gjatë edhe president i partisë FDP në Cyrih, Michael Baumer, tha që në këto zgjedhje synon Qeverinë e qytetit Cyrih, dhe se do të angazhohet për gjetjen e zgjidhjeve për problemet që i preukopojnë qytetarët.
Qytetarët e Cyrihut me të drejtë vote do të kenë mundësinë ti zgjedhin të preferuarit e tyre me datë 4 mars 2018. Por ata mund të japin votën e tyre edhe para kësaj date, përmes fletëvotimeve që këtë javë do ti marrin qytetarët përmes postës.
Ndryshe, në këto zgjedhje, marrin pjesë 1 mijë 54 kandidate apo kandidatë, përfshirë këtu edhe ata të pavarurit, të cilët garojnë për 125 ulëset e Këshillit Komunal.
Qyteti i Cyrihut kishte 221 mijë qytetarët me të drejtë vote në zgjedhjet e fundit, të vitit 2014. Sivjet ky numër duhet të jetë më i lartë si rezultat i shtimit të banorëve dhe të rinjve që kanë fituar të drejtën e votës. Ata zgjedhin asamblistët në mënyrë proporcionale.
FDP është aktualisht partia e tretë me 21 ulëse, pas SVP që ka dy ulëse më tepër dhe SP-së që zë vend në parlamentin e qytetit Cyrih me 39 ulëse.
Në Cyrih jetojnë mbi 400 mijë qytetarë me 165 nacionalitete. Shqiptarët, përbëjnë një në numër të madh në këtë qytet dhe problemet më të cilat ata ballafaqohen, janë kryesisht të natyrës sociale, integrim, punë dhe të ardhura të sigurta.
Shqiptarët në këtë qytet kanë Konsullatën e Kosovës dhe Qendrën Kulturore. Kanë një klub të suksesshëm futbollistik që garon në ligën e parë të Zvicrës dhe një sërë shoqatash, restorante e biznese. Së fundmi, shqiptarët e Cyrihut janë aktivë në partitë politikë me disa kandidatë me prejardhje shqiptare në këto zgjedhje, mirëpo ende nuk kanë arritur të përfaqësohen në parlament dhe ky është një rast i mirë që Përparim Avdili të jetë zëri i parë edhe i komunitetit shqiptar.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin



















