Lajme
Përmbytje në Nuremberg të Gjermanisë
Një stuhi e fortë të enjten mbrëma shkaktoi përmbytje në qytetin jugor të Gjermanisë, Nuremberg.
Nga reshjet e shumta të shiut u bllokuan nënkalimet e veturat u zhytën nën ujë në Nopitschstrasse, në lagjen Schweinau.
Një familje me dy foshnja arriti të shpëtojë në minutat e fundit, derisa policia arriti të largojë qytetarët që kishin mbetur në veturat e mbuluara nga uji, shkruan Bild.de.
Forcat zjarrfikëse dhe shërbimi i shpëtimit janë në shkallë të gjerë duke kontrolluar mjetet e përmbytura me gomone.
Sipas brigadës së zjarrfikësve, stuhia përfshiu gjithë qytetin dhe pjesën e brendshme të qytetit Steinbühl.
Brigada e zjarrfikësve nuk kishte marrë asnjë raportim për lëndime personale deri në mbrëmje.
Stuhia shpërtheu gjithashtu në Frankoninë e Epërme: brigada e zjarrfikësve dhe policia u vendosën edhe atje.
Një burrë u bllokua në makinën e tij nga një pemë e rrëzuar dhe u lëndua rëndë, përcjell albinfo.ch.
Operacionet e tjera të njësive emergjente ishin kryesisht bodrumet e mbushura, pemët e thyera dhe nënkalimet e përmbytura, u njoftua nga autoritetet, shkruan Bild.de.
Deri në orën 20:00, vetëm brigada e zjarrfikësve në Nuremberg kishte regjistruar më shumë se 500 operacione.
Sipas një zëdhënësi të policisë, situata është qetësuar pak që atëherë dhe numri i thirrjeve të urgjencës ka rënë. Megjithatë, shërbimet e urgjencës kërkojnë që numri i urgjencës 112 të telefonohet vetëm në raste urgjente ekstreme. Linjat janë të mbingarkuara.
Në të njëjtën kohë, ekipet e shpëtimit u kërkojnë banorëve të Nurembergut të qëndrojnë në shtëpi.
“Rajoni është i prekur nga reshje të dendura, shi dhe stuhi. Ju lutemi, qëndroni në shtëpi dhe thirrni #telefonat e urgjencës vetëm në raste urgjente absolute! Brigada e zjarrfikësve të #Nurembergut po punon pandërprerë për të riparuar dëmet”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












