Lajme

Përhapja e variantit ‘Delta’ fut në shtetrrethim Australinë

Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në vende të tjera

Qytetarët në Australi po protestojnë kundër kufizimeve të rrepta anti-COVID për shkak të përhapjes së variantit ‘Delta’.

Protestuesit bllokuan rrugët dhe u mblodhën jashtë Bashkisë së Sidneit. Autoritetet në vend njoftuan se janë arrestuar 57 persona.

Rreth gjysma e popullsisë australiane është nën shtetrrethim, për rreth 4 javë. Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në Sllovaki kundër rregullave të reja të vaksinimit.

Policët përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit që po përpiqeshin të hynin në ndërtesën e Parlamentit dhe një polic u plagos. Edhe në Francë vazhdimisht ka pasur protesta kundër masave anti-COVID, dhe madje janë sulmuar 2 qendra vaksinimi.