Kosova
Përfundon protesta në Prishtinë, protestuesit paraqesin katër kërkesa për Qeverinë dhe Presidencën
Në protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së u kërkua ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara, shkarkimi i ministres së Drejtësisë dhe mbështetje për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar protesta e organizuar sot në Prishtinë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, transmeton albinfo.ch.
Gjatë protestës u lexuan katër kërkesa, të cilat organizatorët thanë se janë përgjegjësi e institucioneve të Kosovës, përkatësisht Qeverisë dhe Presidencës.
Njëra prej kërkesave ishte edhe shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla. Duke iu referuar institucioneve, nga protesta u tha: “Çka është një ministër pa popullin? Popullin nuk e keni mbrapa”.
Katër kërkesat e paraqitura nga protestuesit ishin:
Kërkesa e parë: Shfuqizimi ose ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kërkesa e dytë: Shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Kërkesa e tretë: Mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Kërkesa e katërt: Angazhimi i ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë për procesin gjyqësor.
Protesta u mbajt pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










