Shqipëria
Përfundon me ndërhyrje të dhunshme protesta e opozitës në Shqipëri
Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, paralajmëroi organizimin e një tjetër proteste kombëtare, që sipas tij “do të jetë më e madhja”
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli para selisë së PD-së për një deklaratë për mediat pas protestës së 20 shkurtit, e cila u zhvillua para Kryeministrisë dhe u përshkallëzua në fund për shkak të përdorimit të molotovëve dhe fishekzjarreve nga protestuesit, si dhe reagimit të forcave policore me gaz lotsjellës, ujë dhe bomba zhurmuese.
Berisha akuzoi se gaz lotsjellës është hedhur dhe edhe brenda oborrit të selisë së PD-së dhe iu drejtua kryeministrit Edi Rama me një paralajmërim se në rast se guxon të sulmojë sërish këtë seli, gjurmë nuk do të gjejë te selia e tij.
“Sot, përshkallëzimi i Edi Ramës kundër opozitës ka qenë i paprecedent. Persona me uniformë hodhën bomba tymuese dhe bombula gazi në territorin e Partisë Demokratike. Edi Rama ka ndërmarrë një akt të pashembullt, duke sulmuar selinë e partisë së PD-së, në shenjë hakmarrjeje ndaj kryengritësve paqësorë.
I jap fjalën e nderit se, në rast se guxon të sulmojë sërish këtë seli, gjurmë nuk do të gjejë te selia e tij. Për ne,është një mundim i madh të përmbajmë tensionet dhe sulmet e qytetarëve ndaj selive të krimit, por ata janë të gatshëm në çdo moment për të kundërvepruar ndaj veprimeve të tilla të paligjshme. Ne jemi paqësorë, por nuk tolerojmë sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike. Jemi të gatshëm, nga mëngjesi deri në mesnatë, të përgjigjemi ashtu siç e meriton çdo akt i tillë”, tha Berisha.
Në përmbyllje të fjalës së tij, kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, paralajmëroi organizimin e një tjetër proteste kombëtare, që sipas tij “do të jetë më e madhja”.
Ai falënderoi protestuesit, duke i cilësuar si guximtarë që, sipas tij, mposhtën “të keqen e madhe, regjimin e Edi Ramës”.
Nga ana tjetër Ministrja e Punëve të Brendshme e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka reaguar ashpër ndaj akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës së Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, ajo e cilësoi tubimin si një “shfaqje të shëmtuar” dhe akuzoi opozitën se po përdor dhunën si mjet politik.
“Po e shohim përsëri. E njëjta skenografi e vjetër me tym e me flakë, që vjen nga bodrumet e një politike në agoni. Një tjetër ‘revolucion’ me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin. Një kauzë e drejtë nuk ka nevojë për maska dhe as për molotovë,” shkroi Koçiu.
Ajo shtoi se dhuna nuk është opozitarizëm, por “sabotim kombëtar” që dëmton imazhin e Shqipërisë dhe sigurinë e qytetarëve:
“Të djegësh institucionet nuk është politikë, është vandalizëm. Të godasësh Policinë e Shtetit nuk është trimëri, është krim. Kjo nuk është një protestë kundër qeverisë, por kundër Shqipërisë që punon dhe respektohet në çdo tryezë ndërkombëtare,” theksoi ministrja.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












