Kosova
Përfundimisht super ekspertiza e Astrit Deharit do të bëhet në Zvicër
Tashmë është edhe zyrtare. Ekspertiza për vdekjen e Astrit Deharit do të kryhet në Zvicër. Prokuroria e Shtetit i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së familjes Dehari, e cila kishte zgjedhur që ekspertizën ta bëjë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.
Zyrtarë për media të Prokurorisë kanë konfirmuar për KTV-në se Prokuroria është duke i përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme për t’i dërguar për super ekspertizë në shtetin e Zvicrës, ashtu siç ka kërkuar familja Dehari, përcjell albinfo.ch.
Përbërja e kaluar e Kuvendit të Kosovës kishte miratuar si rekomandim rezolutën e propozuar, sipas së cilës, ekspertiza do të kryhej në një vend të BE-së ose në SHBA. Qeveria e kaluar e refuzoi kërkesën, duke thënë se Zvicra nuk është vend i BE-së.
Ministri aktual i drejtësisë, Abelard Tahiri, është shprehur se ka kryer anën ligjore dhe prandaj ai i ka dorëzuar të gjitha shkresat e nevojshme te kryeprokurori.
Tahiri thotë se për këtë, ai dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë takuar edhe me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, për të marrë garanci për institutin e zgjedhur nga familja Dehari.
Kujtojmë që Astrit Dehari kishte ndërruar jetë në nëntorin e vitit 2016, derisa vdekja e tij ngjalli shumë reagime, pasi familja dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se ai nuk ka bërë vetëvrasje, derisa të kundërtën e kanë thënë institucionet ligjore të Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











