Bota
Përfitimi, por edhe rreziku nga Inteligjenca Artificiale
Sipas FMN-së, përfitimet dhe kostot e inteligjencës artificiale pritet të shpërndahen në mënyrë të pabarabartë mes vendeve, rajoneve dhe punëtorëve
Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë me rreth 1% gjatë pesë viteve të ardhshme, por njëkohësisht mund të thellojë pabarazinë, të ushtrojë presion mbi rrjetet energjetike dhe të rrisë varësinë e kontinentit nga teknologjia e huaj.
Paralajmërimi vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një dokument të përgatitur për takimin joformal të ministrave të Financave të Bashkimit Evropian, që u mbajt në Dublin më 18 dhe 19 shtator.
Sipas FMN-së, përfitimet dhe kostot e inteligjencës artificiale pritet të shpërndahen në mënyrë të pabarabartë mes vendeve, rajoneve dhe punëtorëve. Përfundimi i tregut të vetëm të BE-së do të ndihmonte që përdorimi i teknologjisë dhe përfitimet prej saj të shpërndaheshin në mënyrë më të barabartë në të gjithë bllokun prej 27 vendesh, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
FMN vlerëson se rreth 60% e punëtorëve në ekonomitë e përparuara evropiane janë të punësuar në profesione shumë të ekspozuara ndaj inteligjencës artificiale. Ndërsa disa prej tyre mund të bëhen më produktivë përmes përdorimit të mjeteve të AI, të tjerë rrezikojnë të zhvendosen nga vendet e punës për shkak të automatizimit të detyrave rutinë.
Sipas dokumentit, rreziku është veçanërisht i lartë në profesionet ku inteligjenca artificiale ka më shumë gjasa të zëvendësojë punën njerëzore sesa ta plotësojë atë.
Një tjetër shqetësim lidhet me konsumin e energjisë. Qendrat e të dhënave në Evropë konsumojnë aktualisht rreth 3% të energjisë elektrike të kontinentit, ndërsa kërkesa pritet të rritet ndjeshëm me zgjerimin e përdorimit të inteligjencës artificiale.
Qytete si Frankfurti, Londra, Amsterdami, Parisi dhe Dublini konsiderohen ndër zonat më të ekspozuara, pasi përqendrimi i qendrave të të dhënave po ushtron tashmë presion mbi rrjetet lokale të energjisë.
Për të përballuar këtë situatë, FMN rekomandon që Bashkimi Evropian të investojë në infrastrukturën ndërkufitare të rrjetit elektrik dhe të thellojë integrimin e tregut evropian të energjisë.
Dokumenti paralajmëron gjithashtu për një tjetër varësi strategjike. SHBA-ja dhe Kina dominojnë zhvillimin e modeleve të inteligjencës artificiale, ndërsa Evropa rrezikon të mbështetet gjithnjë e më shumë në teknologjinë e huaj nëse nuk rrit investimet në industrinë e saj të AI.
FMN thekson se përfitimet nga inteligjenca artificiale ka të ngjarë të shpërndahen në mënyrë të pabarabartë brenda Bashkimit Evropian. Ekonomitë më të zhvilluara pritet të përfitojnë më shumë, pasi janë më të përgatitura dhe më të ekspozuara ndaj teknologjisë.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












