Kosova
Përdorimi i rrjeteve sociale, burim financimi për kompani inovative
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar kompaninë “Hallakate”, në vazhdën e takimeve në kompanitë që merren me ofrimin e shërbimeve digjitale. Këto vizita po bëhen me qëllim të bashkëpunimit me këtë sektor të rëndësishëm ekonomik.
Gjatë bashkëbisedimit me pronarin e kësaj kompanie, Valon Canhasi, ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka përkrahja e këtij sektori në aspektin e rregullimit ligjor të fushës së inovacionit.
Beqaj ka thënë se kjo ministri që nga themelimi është angazhuar në rregullimin ligjor të kësaj fushe, duke përmendur themelimin e Këshillit për Inovacion dhe Ndërmarrësi, nisjen e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi, si dhe hartimin e Ligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi, që do të fillojë së shpejti. Ministri Besim Beqaj ka folur edhe për fondin për inovacion dhe ndërmarrësi që do të fillojë të ndahet së shpejti.
Ndërsa Canhasi e ka informuar ministrin Beqaj për sukseset e shpejta të kompanisë “Hallakate” në fushën e ofrimit të shërbimeve digjitale për kompani të mëdha të Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











