Shqipëria
Përdorimi i internetit në Shqipëri, kalon për 10% mesataren botërore
Përdorimi i internetit në Shqipëri po njeh një zhvillim të madh, ku grupmosha të ndryshme e përdorin atë si mjet informimi për ngjarje të ndryshme e deri tek argëtimi. Pra përdorimi i teknologjisë po mbulon në një farë mënyre të gjitha sferat e rëndësishme të jetës së çdo përdoruesi.
Janë 63% e shqiptarëve te cilët deklarojnë se përdorin internetin, ndryshe nga dy vjet më parë, kur deklaroheshin si përdorues vetëm 49% e tyre. Rritje të theksuar me 10% në përdorimin e internetit vihet re në zonat rurale.
Këto të dhëna tregojnë raportin e shqiptarëve me botën online si pjesë e anketës së realizuar nga IDRA Research & Consulting.
Në rritje shfaqet edhe numri i personave që kanë një lidhje interneti në shtëpi, nga 37% në 2016 në 44% në vitin 2018, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Një fakt interesant nga ky anketim është se përdorimi i internetit në Shqipëri e kalon me 10% mesataren botërore. Pra 63% e popullsisë në Shqipëri është përdoruese interneti kundrejt mesatares botërore që është vetëm 53%.
Zhvillimet e fundit teknologjike si tabletat, smartphonat dhe pajisjet të tjera të sofistikuara për përdorim të përditshëm janë tashmë pjesë e çdo qytetari europian dhe shqiptar, kjo për faktin se teknologjia tashmë është mjeti informimi dhe komunikimi ku çdo gjë ndodh në kohë reale.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












