Sport
Përballja e veçantë e Xhakajve
Vëllai i madh, Taulanti luan me Baselin, kampionin e Zvicrës, kurse Graniti me Arsenalin
Vëllezërit Xhaka sërish kundër njëri-tjetrit. Kësaj radhe në Ligën e Kampionëve me skuadrat e tyre. Vëllai i madh, Taulanti luan me Baselin, kampionin e Zvicrës, kurse Graniti me Arsenalin, shkruan albinfo.ch.
Graniti është rritur në Basel dhe ka dalë nga kjo skuadër, derisa tashmë është njëri nga mesfushorët më të mirë në Zvicër.
Kjo nuk është hera e parë që dy vëllezërit Xhaka ndeshen kundër njëri-tjetrit. Ata ishin ndeshur edhe në Kampionatin Evropian, në një takim që bëri bujë në mbarë Evropën.
Taulanti mbron ngjyrat kuqezi, kurse Graniti është lider i Përfaqësueses helvetike. Takimi i 11 qershorit ende mbetet në memorien e të dyve dhe sigurisht se ishte një sfidë speciale në familjen Xhaka.
Fati deshi që vëllezërit të ndeshen sërish, kësaj me klube. Arsenal dhe Basel ndodhen në Grupin A të Ligës së Kampionëve.
Dy vëllezërit kanë ngacmuar njëri-tjetrin në distancë se skuadra e tyre do të fitojnë këtë duel.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












