Zhvillim
Për tre vjet nga Kosova kanë ikur rreth 400 mjekë
Edhe infermierët po e ndjekin rrugën e mjekëve specialistë, të cilët po braktisin vendin.
Nga Qendra Emergjente e Kosovës, gjatë vitit të kaluar kanë ikur më shumë se 10 infermierë.
Kjo klinikë, si më e frekuentuara në tërë Qendrën Klininike Univrsitare të Kosovës dhe qendër terciare referente për gjithë Kosovën, do të mbetet me mungesë të kuadrit të mesëm.
Vetëm për periudhën njëvjeçare kanë ikur mbi 10 infermierë.
Shumica janë duke ndjekur kurse të gjuhëve të huaja dhe shtetet e Bashkimit Evropian po i marrin këta infermierë të gatshëm dhe nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë trajnim shtesë për ta.
Në qoftë se këta nuk mbështeten në mënyrën e duhur, Qendra Emergjente do të zbrazet së shpejti.
Shpend Gashi, infermier në Qendrën Emergjente, tashmë ka kryer të gjitha procedurat dhe testet e nevojshme në Gjermani.
Ai jep arsyet për Radion Evropa e Lirë pse ka vendosur ta lëshojë punën.
“Kushtet elementare për një punë të rregullt mungojnë në QKUK. Unë punoj në qendrën emergjente. Këtu ka shkelje të punëtorëve nga personeli më i lartë. Nuk respektohen infermierët, ndonëse janë krahu i djathtë i doktorit”.
Ai pretendon të shkojë në Gjermani.
Ndërkaq drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani, ka bërë të ditur se kjo klinikë kohët e fundit po ballafaqohet me mungesë të madhe të infermierëve.
Një pjesë e tyre ikin në shtetet perëndimore për kushte më të mira të punës dhe mbijetesës.
„Unë si drejtor kam apeluar nga aktorët kryesorë që këta njerëz t’i ndalim në shërbime tona, duke i stimuluar në forma të ndryshme, por nuk është shprehur ndonjë gatishmëri që infermierët që po ikin të plotësohen me infermierë të tjerë për shkak të buxhetit të limituar”.
Drejtoresha e Infermierisë, Lirie Beqiri, ka thënë se numri në rritje i ikjes së infermierëve po ndodh me vullnetin e tyre dhe se Kosova nuk ka ndonjë marrëveshje ndërshtetërore me shtetet e BE-së për pranimin e infermierëve atje.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se është në procedurë Ligji për Shërbime Emergjente, ku më pastaj me udhëzime administrative do të mundohen të rregullojnë dhe të gjejnë stimulime shtesë për mbajtjen e infermierëve në punë.
Ndryshe, vetëm për tre vjet nga Kosova kanë ikur rreth 400 mjekë.
Janë disa nga arsyet që i detyrojnë mjekët që ikin nga Kosova: kushtet e punës, politikat shëndetësore dhe pagesat.
Profesionistë shëndetësorë tashmë kanë deklaruar se për këtë dukuri duhet të ndërmerren masa, në mënyrë që të zvogëlohet numri i mjekëve që ikin dhe të krijohen mundësi të kthehet, siç kanë thënë ata, truri i Kosovës, pasi që ata që kryejnë specializimet, edhe aftësohen për punë.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të punësuar 613 mjekë dhe 1,882 infermierë.
Paga e mjekëve specialistë është rreth 600 euro në muaj, derisa infermieri, për punën që kryen, paguhet rreth 300 euro në muaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” Shqipëria po përjeton një nga periudhat më dinamike të zhvillimit të tregut të pasurive të paluajtshme.... -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër -
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë














