Shkurt.ch
Për të rinjtë e Zvicrës, lumturia nuk varet nga suksesi
Studimi vë në dukje se notat e mira në shkollë nuk kanë gjithmonë përputhshmëri me lumturinë. Në disa vende, të rinjtë janë të fortë në matematikë dhe shkencë, por nuk ndihen mirë në jetën e tyre
Adoleshentët zviceranë janë shumë më pak ambiciozë se bashkëkohësit e tyre të vendeve të OCDE-s dhe shumë pak prej tyre dëshirojnë të marrin një diplomë universitare. Kjo nuk i pengon ata të jenë të kënaqur me jetën e tyre, madje edhe më shumë se njerëzit e tjerë të rinj të anketuar. 40% e zviceranëve të moshës 15-vjeçare ndihen më të lumtur se adoleshentët e vendeve të tjera të hulumtuara. Vetëm 40% të studentëve duan të jenë më të mirët në klasë, kundrejt 60%, mesatarisht, në vendet e tjera të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OCDE), sipas një raporti të lëshuar të mërkurën nga studimi PISA-s. Vetëm 27% e helvetëve të rinj duan të shkojnë në universitet, kundrejt 44% në vendet e tjera. Sistemi zviceran i arsimit, i cili mbështetet sa në trajnime, sa në studimet universitare, ndikon në këtë shifër.
Të mirë në shkollë, por të pakënaqur!
Studimi vë në dukje se notat e mira në shkollë nuk kanë gjithmonë përputhshmëri me lumturinë. Në disa vende, të rinjtë janë të fortë në matematikë dhe shkencë, por nuk ndihen mirë në jetën e tyre.
Një vërejtje, e cila nuk ka të bëjë me Zvicrën: “Finlanda, Holanda dhe Zvicra duket të jenë në gjendje për të kombinuar mirë shkollimin me kënaqësinë e madhe të studentëve”, thuhet në këtë studim, njofton albinfo.ch. Mirëqenia e tyre nuk varet nga numri i orëve të kurseve apo testeve, por nga marrëdhëniet me mësuesit dhe prindërit e tyre, njofton albinfo.ch.
Të rinjtë zviceranë dalin ndër nxënësit më të kënaqur në 35 vendet e anketuara të OCDE-s. Në një shkallë nga 0 në 10, ata vlerësojnë kënaqësinë e tyre me 7.72. Vetëm të rinjtë meksikanë, finlandezë, irlandezi dhe islandezit janë më të lumtur. Gati 40% e të rinjve zviceranë janë “shumë të kënaqur” me jetën e tyre dhe vetëm 7% janë të pakënaqur.
Një pjesë e madhe e të rinjve zviceranë (88%) nuk ndihen të përjashtuar nga të tjerët. Ju duhet të shkoni në Spanjë, Itali, Kore të Jugut apo në Holandë për të gjetur të rinjtë që ndihen të pranuar edhe më shumë nga kolegët e tyre, thekson albinof.ch.
Kjo nuk e pengon ‘mobingun’. Ky problem paraqet një dukuri të rëndësishme për studentët zviceranë: gati 17% pranojnë faktin që kanë qenë të ngacmuar në shkollë (pothuajse 19% në vendet e OCDE-s). Pothuajse 3% përballohen rregullisht me goditje të fëmijëve të tjerë (4.3% në OCDE).
Ende shumë kohë në internet
Studimi gjithashtu tregon se të rinjtë zviceranë çdo ditë kalojnë shumë kohë në internet: dy orë gjatë javës dhe më shumë se dy orë e gjysmë gjatë fundjavëve. Megjithatë, ajo është më pak se në vendet e tjera, ku ata kalojnë më shumë se dy orë një javë dhe dy orë e gjysmë deri në tri në fundjavë.
Vetëm japonezet dhe koreanët janë më të mirë: ata nuk kalojnë një orë e gjysmë gjatë javës dhe më pak se një orë në fundjavë.
Kohën e lirë e shpenzojnë jashtë, në sport: 73% e të rinjve zviceranë thonë se kanë një aktivitet sportiv para ose pas shkollës. Studentët më sportivë, megjithatë, janë hungarezët, me 80% atletë të rinj.
Studimi PISA-s ka publikuar në dhjetor të vitit 2015 një raport mbi njohuritë dhe aftësitë e nxënësve të moshës 15-vjeçare.
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Austri
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri