Shkurt.ch
Për një vit, 27 të vdekur në transportin publik: vetëm njëri prej tyre, udhëtar
Rreziku për të vdekur në një aksident në transportin publik në Zvicër është 36 herë më i ulët se në transportin privat automobilistik dhe madje 381 herë më i ulët se gjatë ngasjes së bicikletës
Gjatë vitit 2018 në transportin publik të Zvicrës kanë ndodhur 181 aksidente. 27 persona kanë vdekur si pasojë e këtyre aksidenteve, thuhet në raportin e sigurisë, të publikuar sot nga Zyra Federale e Trafikut (BAV), shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA
Sipas BAV, te viktimat bëhet fjalë para së gjithash për shoferë automjetesh private ose për këmbësorë të cilët janë ndeshur ose përplasur me trena, tramvajë apo autobusë udhëtarësh, transmeton albinfo.ch. Po ashtu ka pasur edhe persona që kanë humbur jetën pasi që kanë qëndruar pa pasur të drejtë, në binarë treni.
Njoftohet se vetëm një udhëtar ka vdekur për shkak të manovrimit të vështirë që një shofer autobusi është dashur ta bëjë si pasojë e veprimit të gabuar të një shoferi automjeti privat.
Ndryshe, rreziku për të vdekur në një aksident në transportin publik në Zvicër është 36 herë më i ulët se në transportin privat, automobilistik dhe madje 381 herë më i ulët se gjatë n gasjes së bicikletës.
Në raport me shtetet tjera evropiane, Zvicra sa i përket sigurisë së mjeteve të transportit publik është e treta, pas Britanisë së Madhe dhe Norvegjisë.
Shifrat tregojnë se transporti publik në Zvicër vazhdon të jetë shumë i sigurt, bën bilancin e saj BAV. Numri i aksidenteve, sipas zyrës në fjalë, edhe në vitin 2018 ka qenë në nivelin e ulët të katër viteve të fundit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









