Kosova
Për çka marrin kredi më së shumti kosovarët?
Gjatë ditës së djeshme, Insituti GAP në Kosovë, ka prezentuar raportin “Mbrojtja e konsumatorëve në sektorin bankar”, shkruan albinfo.ch.
Në kuadër të këtij raporti, GAP ka nxjerrë edhe të dhëna se për cilat lloje të kredive i marrin më së shpeshti kosovarët. Rreth 64 për qind e të anketuarve kishin deklaruar se kanë marrë kredi. Kreditë personale, për blerjen dhe renovimin e shtëpisë, dalin të jenë arsyet më të shpeshta.
Bazuar nga ky raport, këto janë llojet e kredive të marra nga shtetasit e Kosovës:
Kredi konsumuese/personale 53%
Kredi për blerjen e shtëpisë 17%
Kredi për blerjen e automobilit 6%
Kredi për renovim të shtëpisë 26%
Kredi për udhëtim 1%
Kredi për blerjen e lokalit 1%
Kredi për renovimin e lokalit 1%
Kredi për hapjen e biznesit 2%
Kredi për zgjerimin e biznesit 6%
Tjetër 3%
Gjithmonë, duke iu referuar raportit, 64% e atyre që kanë marrë kredi nuk besojnë se banka e tyre ofron norma më të ulëta të interesit, rreth 20% besojnë se po dhe pjesa e mbetur deklarojnë se nuk e dinë nëse banka e tyre ofron norma më të ulëta të interesit në krahasim me bankat tjera, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat po ashtu kanë vënë në pah se një pjesë e klientëve nuk e lexojnë kontratën e kredisë para se ta nënshkruajnë. Rezultatet e anketës thonë se rreth 23 për qind nuk e lexojnë, rreth 35 për qind e lexojnë pjesërisht, kurse rreth 40 për qind e lexojnë në tërësi.
Sa janë të kënaqur klientët me shërbimet bankare?
Të anketuarve po ashtu i është kërkuar të bëjnë vlerësim të bankës ku marrin shërbime, bazuar në përvojat e tyre personale. 38.9 për qind e kanë vlerësuar si “deri diku e drejtë”, 27.4 për qind kanë deklaruar “jo edhe aq e drejtë”, 18.5 për qind si “aspak e drejtë” dhe 15.2 për qind si “shumë e drejtë”.
Ndërkaq, arsyeja kryesore që i shtynë ata për të zgjedhur një bankë të caktuar për kredi, është norma e ulët e interesit, pasuar nga arsye të tjera si shpejtësia e marrjes së kredisë, numri i vogël i dokumenteve të kërkuara, etj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













