Lajme
Për 16 vjet punë në Zvicër, duke kursyer mund të bëhesh milioner
Një milion dollarë bëhen më shpejt në Luksemburg, në Zvicër dhe Islandë, ku duhen mesatarisht 16 vjet, sipas përllogaritjeve të The Economist
Të gjithë vendosim disa objektiva për të realizuar në çdo fillim viti, por nëse njëri prej tyre është për t’u bërë milioner, për fat të keq na duhet t’ju themi se duhet të prisni disa kohë. Më saktë, për të pasur milionin e parë në llogari do t’ju duhet minimalisht 1 shekull e 43 vjet në Shqipëri.
Një familje me të ardhura mesatare në Shqipëri nuk mund të kursejë më shumë se 2,000 euro në vit. Sipas Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës në Shqipëri, të ardhurat mesatare mujore për individ në Shqipëri në vitin 2018 ishin 26,144 lekë.
Një familje shqiptare përbëhet mesatarisht nga 3.7 anëtarë, çka do të thotë se të ardhurat mesatare mujore për një familje janë 96,736 lekë. Kurse shpenzimet mujore të një familje në vend, ku përfshihen shpenzimet për ushqim, veshmbathje, arsim, argëtim, banesë dhe shëndet, janë 75,935 lekë sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve.
Duke marrë në konsideratë të ardhurat e disponueshme dhe shpenzimet që ka një familje mesatare shqiptare, Monitor ka përllogaritur se kursimi i mundshëm gjatë një viti nuk është më shumë se 249,500 lekë, apo rreth 2000 euro, përcjell albinfo.ch.
Por, për sa kohë do t’i duhej kësaj familjeje që të bëhej milionere?
Nëse për çdo vit kjo familje do të kursente paratë (2000 eurot që i mbeten çdo vit pasi ka hequr shpenzimet), sipas formulës së vlerës në kohë të parasë, ku supozojmë një interes vjetor mesatar prej 1.5% dhe marrim çdo gjë tjetër të pandryshuar dhe konstante, do ta arrinte qëllimin vetëm pas gati 1 shekull e 43 vite.
Vlera në kohë e parasë na ndihmon të përllogarisim vlerën e një aseti në një kohë specifike në të ardhmen duke supozuar një normë të caktuar interesi. Në këtë rast është marrë një normë interesi mesatare midis interesit për bonot e thesarit, të konsideruara si investim në letra me vlerë pa risk dhe interesit të depozitave.
Nëse nuk do të merrnim në konsideratë vlerën në kohë të parasë, pra nëse 2000 euro do të kishin të njëjtën vlerë aktuale edhe në të ardhmen, një familje do t’i duhej mesatarisht 492 vite, apo rreth 5 shekuj.
Ku bëhen më shpejt 1 milion dollarë
Një milion dollarë bëhen më shpejt në Luksemburg, në Zvicër dhe Islandë, ku duhen mesatarisht 16 vjet, sipas përllogaritjeve të The Economist.
Më pas renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 17 vjet, Holanda dhe Danimarka me përkatësisht 19 vjet.
Në Austri dhe Belgjikë duhen rreth 20 vjet për të bërë 1 milion dollarë.
Në shtetin gjerman, me pagën mesatare, 1 milion dollarë mund të bëhen për 21 vjet, ndërsa në Francë dhe në Angli do të duhen rreth 23 vjet. Kurse në Itali, do të duhen mesatarisht 27 vjet dhe Greqi 38 vjet.
Më shumë kohë për të realizuar milionin e parë duhen në vendet e lindjes. Në vendet baltike duhen rreth 41 vjet.
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Rumania dhe Bullgaria kërkon më shumë kohë për të bërë një milion dollarë. Në Rumani duhen afërsisht 75 vjet, ndërsa në Bullgari 1 shekull e 26 vjet.
Në vend të fundit është Armenia, ku krahasuar me një vit më parë një individi do t’i duhen 2 shekuj e 39 vjet nga 2 shekuj e 15 vjet.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












