Shkurt.ch
Pensionistët, më të dëmtuarit nga pabarazia e të ardhurave
Arsyeja kryesore e një dallimi të tillë, sipas studimit qëndron te pabarazia e fondeve të “shtyllës së dytë” për pensionim që kanë paguar pensionistët e sotëm
Te asnjë grupmoshë në Zvicër nuk janë aq të mëdha dallimet në të ardhura sa te pensionistët. Kështu sipas gazetës “NZZ am Sonntag” e cila i referohet një studimi të bankës “Credit Suisse”, dallimet financiare te personat mbi 65 vjeçarë janë enorme. Kjo argumentohet me faktin se 20 përqindëshi i familjeve më të pasura pensioniste ka një mesatare të ardhurash mujore prej 11 mijë frangash, transmeton albimfo.ch. Kjo, ndërkohë që 20 përqindëshi më i varfër duhet të “kënaqet” me një mesatare prej vetëm 3000 frangash.
Arsyeja kryesore e një dallimi të tillë, sipas studimit në fjalë qëndron te pabarazia e fondeve të “shtyllës së dytë” për pensionim që kanë paguar pensionistët e sotëm të dy kategorive të përmendura. 20 përqindëshi i pasur merr për çdo muaj nga shtylla e dytë e sigurimit pensional mesatarisht nga 5050 franga ndërkohë që 20 përqindëshi tjetër, vetëm nga 290 franga.
Ndryshe nga shtylla e dytë, e para, ajo e pensioneve bazë është e ndarë në mënyrë relativisht të barabartë për kategoritë e ndryshme të të ardhurave.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













