Lajme

PDK me manifestim kulturor-artistik në Zvicër për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës

Festa e pavarësisë së Kosovës do të ndjehet edhe përtej territorit të saj. Derisa nëpër ambasadat dhe konsulatat e Kosovës do të ketë aktivitete të parapara në kuadër të agjendës zyrtare, edhe partitë opozitare do të kenë aktivitete në diasporë.

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur që përmes një manifestimi kulturor të organizuar në Zvicër të shënojë këtë festë më datën 25 shkurt, raporton albinfo.ch.

Në këtë manifestim i cili nis nga ora 13:30 në Birr në kantonin Argau (Wydenhof Arena), pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi. Krahas Krasniqit, pjesëmarrës pritet të jenë edhe anëtarë nga strukturat e larta të partisë.