Kosova
PDK drejtuar Deharit: Seanca konstituive të thirret nesër
Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar me kërkesë të re kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, duke kërkuar vazhdimin e seancës për 18 gusht, nga ora 11:00.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së dhe deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku përmes kërkesës ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë që, sipas saj, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me veprimet e Gjykatës Kushtetuese.
Tutje, sipas saj vazhdimi i procedurave pa tejkaluar këtë situatë do të përbënte shkelje të mëtejshme të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.
“Duke pasur parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet, shkelje e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, thuhet në kërkesë, transmeton albinfo.ch.
Çitaku i është drejtuar Deharit duke i thënë se, në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive ka për detyrë të shmangë çdo shkelje të mëtejshme dhe të mundësojë vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit teksa vlerëson se roli i kryesuesit është që të ruajë kushtetutshmërinë e procesit dhe se tejkalimi i kompetencave politike do të mund të ndikonte në vazhdimin e procesit të konstituimit.
Në kërkesë thuhet gjithashtu se vlerësimet dhe negociatat politike duhet të zhvillohen brenda kornizës kushtetuese dhe se të gjitha partitë janë të obliguara ta respektojnë atë.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës Sopranoja shqiptare do të ndajë skenën me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në koncertin që... -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













