Kosova
Patentshoferët e Kosovës nuk janë njohur nga Gjermania
Ndërsa me Republikën Federale të Gjermanisë, MPB në bashkëpunim më Ambasadën e Kosovës në Berlin ka inicuar procedurën, por ende nuk ka konfirmim zyrtar
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka sqaruar lajmin lidhur me njohjen e patentshoferëve të Kosovës nga Gjermani.
Në reagimin e ministrisë thuhet se deklarata e ministrit të Brendshëm të Maqedonisë është keqkuptuar, përcjell albinfo.ch.
MPB thekson se ministri maqedonas ka deklaruar se Maqedonia është afër arritjes së marrëveshjes për njohjen reciproke të patentshoferëve me Kosovën dhe Gjermaninë.
Reagimi nga Ministria
Sqarim
Sqarojmë opinionin në lidhje me keqcitimin e ministrit të Brendshëm të Maqedonisë, nga disa portale të Kosovës.
Deklarata e ministrit maqedonas për ALSAT-M thotë: Republika e Maqedonisë është afër arritjes së marrëveshjes me Kosovën dhe Gjermaninë sa i përket njohjes reciproke të patentshoferëve.
MPB ju bënë të ditur se me Republikën e Maqedonisë është në fazën e fundit dhe shumë shpejt pritet nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të patentshoferëve. Ndërsa me Republikën Federale të Gjermanisë, MPB në bashkëpunim më Ambasadën e Kosovës në Berlin ka inicuar procedurën por ende nuk ka konfirmim zyrtar. Prioritet i ministrit Bejtush Gashi dhe MPB-së është njohja e patentshoferëve jo vetëm nga Repubika Federale e Gjermanisë por edhe nga shtetet tjera të BE-së me të cilat synojmë të nënshkruajmë marrëveshje bilaterale. Arritja e çdo marrëveshje me njërin nga këto shtete do të njoftohet menjëherë opinoni.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










