Kosova
Pasqyra e COVID-19 në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni
Janë bërë shtatë muaj prej kur në Kosovë janë paraqitur rastet e para me virusin COVID-19. Nga ajo kohë e deri më sot janë testuar gjithsej 79 mijë e 185 mostra të dyshimta, nga të cilat 16 mijë e 754 kanë rezultuar pozitive.
16 mijë e 754 të infektuar, nga ta 14 mijë e 617 të shëruar, 652 të vdekur dhe 1 mijë e 485 raste aktive, është bilanci i COVID-19 në Kosovë për shtatë muaj.
Raste ditore: në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 148 raste pozitive, ndërkaq 56 persona janë shëruar.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka regjistruar një rekord rastesh të reja me Covid-19, por një trend rënës krahasuar me një ditë më parë.
Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë raportohet për 273 raste të reja në 1289 testime të kryera, gjithsej ka 16,774 të prekur që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 594 raste të reja të Covid-19 në 2,617 teste të kryera. Ndërkohë tre pacientë kanë humbur betejën me virusin në 24 orët e fundit dhe 162 të tjerë janë shëruar.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vend që nga fillimi i epidemisë është 23.201. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














