Autotech
Pasojat e ndalimit të veturave me naftë në Gjermani
Kompanitë e mëdha si Volvo, Porsche dhe Toyota, kanë vendosur që të mos prodhojnë më vetura me naftë
Vendimi i gjykatës në Gjermani për të ndalur veturat me naftë në qendrat urbane, pritet të ketë shumë pasoja.
Kompanitë e mëdha si Volvo, Porsche dhe Toyota, kanë vendosur që të mos prodhojnë më vetura me naftë, përcjell albinfo.ch.
Tashmë edhe prodhuesi-italian FCA ka njoftuar se nuk do të prodhojë më vetura me naftë. Kjo pritet të ndodhë nga viti 2022.
Megjithatë, motorët dizel do të vazhdojnë të jenë të pranishëm, por do të rriten në mënyrë të ndjeshme versionet hibride dhe do të debutojnë modele elektrike 100 për qind.
Prodhuesi i Porsches, me seli në Zuffenhausen në Gjermani, është gati të hedhë në treg në vitin 2019 veturën e parë elektrike. Megjithatë, nuk do t’i braktisë përgjithmonë motorët me naftë. Thjesht ai është duke pritur të prezantojë gjeneratën e re të motorëve dizel, gjatë këtij viti.
Ndërkohë, Toyota, ka vendosur të pezullojë shitjen e automjeteve me motor me naftë në Itali duke synuar vetëm te modelet me benzinë dhe hibride.
Sa i përket Mercedes, Grupit Volkswagen dhe BMW, strategjia është e ngjashme. Do të ketë investime të mëdha tek automjetet elektrike, por nuk do të braktisen automjetet me motor dizel.
Gjatë vitit 2017, për herë të parë nga viti 2009 deri më 2015, në Evropë, shitjet e veturave me motor me benzinë ua kaluan atyre me motor dizel, me një rënie të këtyre të fundit me 17% krahasuar me vitin 2016.
Shifrat ndryshojnë nga njëri vend te tjetri, me Gjermaninë, ku shitjet e automjeteve me motor me benzinë ua kalojnë atyre me naftë, respektivisht 61.7% me 34%, kurse në Itali konfirmohet preferenca për naftën, duke arritur në 56.7%.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












