Kosova
Fuqizohet pasaporta e Republikës së Kosovës
Fuqia e pasaportës së Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm pas liberalizimit të vizave, duke u mundësuar qytetarëve kosovarë akses të papenguar në një numër më të madh shtetesh, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë lirshëm në 91 shtete të botës, një rritje prej 36 shteteve në krahasim me periudhën para vendimeve për lirimin e vizave.
Kjo rritje e ndjeshme në numrin e vendeve që mund të vizitohen pa nevojën e vizës paraqet një lëvizshmëri dhe liri individuale më të madhe për kosovarët.
Sipas të dhënave të fundit nga Indeksi Botëror i Pasaportave, Republika e Kosovës tani zë një pozitë ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 48 vende të botës, me të drejtën për të marrë vizë në pikën e hyrjes (Visa on Arrival) në 41 shtete të tjera.
Megjithatë, regjimi i vizave do të vazhdojë të mbetet në fuqi për 107 shtete të tjera.
Në këtë renditje të re, pasaporta e Kosovës ka afërsisht një qasje të lirë për të udhëtuar në 46 për qind të shteteve të botës, duke sjellë një përmirësim të dukshëm në krahasim me periudhën para liberalizimit, shkruan Telegrafi.
Ndërkohë, pasaporta më e fuqishme në botë mbetet ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila siguron hyrje pa viza në 90 për qind të shteteve të botës, duke vendosur një standard të lartë për liritë e udhëtimit.
Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











