Lajme
Pasaporta Covid-19, si po funksionon në Evropë dhe botë?
Këto pasaporta zakonisht merren përmes një aplikacioni në telefonin tuaj ose në disa raste, edhe versioni në letër është po ashtu në dispozicion
Me kalimin e kohës, rritet numri i vendeve, të cilat po i konsiderojnë pasaportat Covid si një mënyrë për të lejuar njerëzit të udhëtojnë.
Disa kombe kanë instaluar tashmë versionet e tyre të një pasaporte COVID, e cila u ka lejuar njerëzve të marrin pjesë në evente dhe vende me pjesëmarrje të lartë njerëzish, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
Ja se si një varg vendesh kanë përshtatur pasaportat e vaksinave dhe çfarë përfshijnë ato.
Mbretëria e Bashkuar (MB)
Për momentin, mjediset e “rrezikut më të lartë”, siç janë klubet e natës, nuk kanë pse të kërkojnë prova të vaksinimit. Sidoqoftë, kryeministri Boris Johnson ka njoftuar planet “për të bërë vaksinimin e plotë si kusht për hyrje në klubet e natës dhe vendet e tjera ku mblidhen turmat e mëdha” deri në fund të shtatorit.
Nën këto masa të reja, njerëzit do të tregonin prova të vaksinimit duke përdorur aplikacionin ‘NHS COVID Pass’ në Angli.
NHS COVID Pass – ose ekuivalentë të saj në pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar – gjithashtu do të lejojë të rriturit plotësisht të vaksinuar të shmangin karantinën kur të kthehen nga shumica e vendeve që konsiderohen të pastra.
Por, edhe nëse ata kanë leje kalimi, ata do të duhet të vetizolohen me të mbërritur në MB nga Franca.
Sipas qeverisë, më shumë se 30 vende, përfshirë Greqinë dhe Spanjën, e pranojnë pasaportën COVID, por ata që i kanë marrë ato, duhet të kontrollojnë rregullat e hyrjes së destinacionit të tyre para rezervimit dhe të vazhdojnë të rikontrollojnë para se të udhëtojnë.
Bashkimi Evropian (BE-ja)
Një “pasaportë” e vaksinës së BE-së po futet në të gjitha 27 vendet anëtare – plus Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Lichtenshtajni.
Qytetarët e këtyre kombeve mund ta shkarkojnë atë ose të marrin një kopje në letër, pa asnjë kosto.
Gjithashtu janë në dispozicion të shtetasve jo pjesë e BE-së, që jetojnë legalisht në vendet anëtare dhe kanë të drejtë të udhëtojnë në vendet e tjera anëtare.
Për shkak se MB-ja nuk është më në BE, certifikata nuk është në dispozicion për shumicën e britanikëve.
Certifikata mund të lëshohet nëse dikush është vaksinuar, kohët e fundit ka bërë një test, i cili ka pasur rezultat negativ ndaj COVID, ose e ka kaluar virusin.
Kushdo që mban certifikatën, duhet të përjashtohet nga testimi ose karantina kur kalon një kufi brenda BE-së.
Kombet e tjera të BE-së gjithashtu kanë certifikatën e tyre ose pasaportën e vaksinës.
Franca
Autoritetet kanë vendosur një ‘leje shëndetësore’ që do të lejojë njerëzit të hyjnë në restorante, bare, aeroplanë dhe trena.
Aktualisht, vendet që strehojnë më shumë se 50 njerëz, tashmë kërkojnë prova të vaksinimit ose një test negativ të COVID-it.
Leja do të kërkohet nga të gjithë të rriturit nga fillimi i gushtit dhe përfshin fëmijë mbi moshën 12 vjeç, nga 30 shtatori.
Në mënyrë që të marrin lejen e kalimit, njerëzit duhet të kenë prova se janë plotësisht të vaksinuar, të kenë një test negativ COVID ose të kenë kaluar virusin kohët e fundit.
Më 24 korrik, rreth 160 mijë njerëz protestuan në të gjithë vendin kundër kërkesës së Green Pass dhe vaksinimeve të detyrueshme për punonjësit shëndetësorë.
Izrael
Izraeli prezantoi një ‘vërtetim (leje) vaksine’ në fillim të këtij viti. Kërkonte që njerëzit të tregonin prova ose të vaksinimit ose se e kishin kaluar kohët e fundit virusin. Kërkesa për vërtetim leje (Green Pass) ndihmoi në rritjen e numrit të njerëzve që kërkuan marrjen e vaksinës, veçanërisht të rinjtë.
Pasi numri i infeksioneve ra, autoritetet vendosën t’i japin fund kësaj kërkese.
Por, kohët e fundit qeveria tani ka njoftuar planet për të rivendosur sistemin e vërtetimit, pasi ka pasur rritje të rasteve të infeksioneve nga virusi.
Sistemi i ‘green pass-it’ (lejes së gjelbër) do të lejojë vetëm ata mbi moshën 12 vjeç që janë vaksinuar, që kanë kaluar COVID-19, ose që paraqesin një rezultat negativ të testit COVID, të marrin pjesë në ngjarje të mëdha dhe të hyjnë në hapësira të caktuara publike, raporton e përditëshmja “Times of Israel”. Masa e re do të hyjë në fuqi nga 29 korrik.
Kina
Kina prezantoi një sistem të kodit ‘Quick Response’(QR) vitin e kaluar, i cili kategorizonte njerëzit në ngjyra të ndryshme.
Ngjyra e gjelbër lejon njerëzit të lëvizin pa kufizime, ndërsa dikujt me një kod të verdhë mund t’i kërkohet të qëndrojë në shtëpi për shtatë ditë.
Kodet janë një kombinim i të dhënave dhe informacionit të paraqitur nga vetë përdoruesit.
Shumë hapësira publike në Kinë kërkojnë që njerëzit të tregojnë kodin e tyre ‘QR’ (Përgjigje e shpejtë) në mënyrë që të fitojnë hyrjen.
Në mars Kina nisi përdorimin e një certifikate digjitale shëndetësore, që tregon statusin e vaksinimit së mbajtësit dhe rezultatet e testit.
Certifikata është në dispozicion vetëm për shtetasit kinezë, raporton e përditëshmja “South China Morning Post”.
Shpresohet që qytetarët kinezë të jenë në gjendje të përdorin certifikatën si një pasaportë vaksine në vendet e tjera në të ardhmen.
Ende nuk është e qartë me cilat shtete po diskuton Kina për të njohur certifikatën e saj.
SHBA-ja
Në prill Shtëpia e Bardhë përjashtoi futjen e pasaportave të detyrueshme federale të vaksinimit Covid, duke thënë që privatësia dhe të drejtat e qytetarëve duhet të mbrohen. Megjithatë katër shtete kanë aplikacione aktive të vaksinimit, sipas “MIT Technology Review”.
Disa nga shtetet amerikane kanë vendosur gjithashtu të fusin masa të detyrueshme për të rritur numrin e personave që vaksionhen.
California do t’u kërkojë të gjithë punonjësve të shtetit dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor të tregojnë prova të vaksinimit ose të testohen çdo javë nga muaji i ardhshëm.
Qyteti i New York-ut do të miratojë një masë të ngjashme nga mesi i shtatorit. Masë e cila kërkon që punonjësit e administratës bashkiake – duke përfshirë oficerë policie dhe mësues – të vaksinohen ose të përballen me teste javore.
Australi
Aktualisht, australianët e inokuluar kanë një certifikatë digjitale në telefonët e tyre, por nuk kanë të drejta të bashkangjitura me të.
Ministri i turizmit i vendit, Dan Tehan, ka thënë se një pasaportë vaksine mund t’u japë njerëzve “të drejtën për të qenë në gjendje të udhëtojnë përtej kufijve, kur ka bllokime”.
Ai gjithashtu tha që dhënia e më shumë lirive njerëzve që janë të vaksinuar do të inkurajonte më shumë në marrjen e dozës.
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Së shpejti do të publikohet fjalori më i madh i gjuhës shqipe
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Kroaci: Përurohet shtatorja e “Nënë Terezës” në Osijek
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për jetesën në një apartament të përbashkët në Austri Të jetosh në një banesë të përbashkët – ose një Wohngemeinschaft (WG) – është e zakonshme...
-
Tregu i parë i Krishtlindjeve në Vjenë i vitit 2024, do të hapet më 7 nëntor
-
Austri: Turizmi goditet nga përmbytjet, por vera shënon rekord të ri
-
Mbrëmje e madhe e boksit në Austri
-
Kërcënimet me bombë, hetime të pavarura në Austri dhe Zvicër