Lajme
Pas tërmeteve të vazhdueshme, Santorini shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka vendosur që bashkia e Thirës në Greqi, të vendoset në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të tërmeteve të vazhdueshme të regjistruara midis Santorinit dhe Amorgos.
Në mënyrë të detajuar në vendim thuhet se, u vendos shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Bashkinë e Thirasë, për të adresuar nevojat emergjente dhe për të menaxhuar pasojat që vijnë nga aktiviteti sizmik.
Në vendim thuhet gjithashtu se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë një muaj.
Vetëm natën e së mërkurës, gjashtë tërmete me magnitudë 4 u regjistruan në zonën detare rreth Santorinit, të ndjekur nga një goditje më e fortë prej 5.2 në jug të Amorgos.
“Këto lëkundje të vazhdueshme kanë filluar të na lodhin. Sidomos mbrëmë. Ishte pa pushim. Njerëzit janë të shqetësuar, sigurisht, por problemi më i madh është se ne jemi zgjuar gjatë gjithë kohës,” tha kryebashkiaku Anafi, Iakovos Poussos.
Ai shtoi se një ndalim për shkak të erërave të forta të trageteve që lundrojnë drejt dhe nga ishulli, i cili nuk ka aeroport, vetëm sa shton ndjenjën në rritje të njerëzve të pasigurisë.
“Ne jemi më afër epiqendrës, kështu që dridhemi më shumë dhe zhurma është e dukshme,” tha për ANA-MPA një nënkryetar i bashkisë në ishullin Amorgos, Stamatis Simos.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













