Lajme
Pas të shtënave në Aarau, priten masa më të rrepta sigurie në ngjarjet publike në Zvicër
Ish-shefi kombëtar i sigurisë, André Duvillard, vlerëson se kontrollet e zakonshme të çantave mund të mos jenë më të mjaftueshme
Ngjarjet e mëdha publike në Zvicër pritet të përballen me kontrolle më të rrepta të sigurisë pas sulmit me armë në Aarau, ku një grua 22-vjeçare humbi jetën dhe disa persona të tjerë u plagosën.
Ish-shefi kombëtar i sigurisë, André Duvillard, vlerëson se kontrollet e zakonshme të çantave mund të mos jenë më të mjaftueshme.
Sipas tij, organizatorët e ngjarjeve të mëdha mund të detyrohen të përdorin edhe porta kontrolli me rreze X për të rritur nivelin e sigurisë, transmeton albinfo.ch.
Duvillard e përshkruan Aarau-n si një qytet tipik zviceran ku zhvillohen shumë aktivitete publike, duke theksuar se incidenti tregon se rreziqe të tilla nuk kufizohen vetëm në metropole apo ngjarje të profilit të lartë.
Masat fizike të sigurisë tashmë janë bërë më të zakonshme në Zvicër. Blloqet e betonit dhe barrierat mbrojtëse, për shembull, përdoren në ngjarje të mëdha si Fête des vendanges në Neuchâtel – masa që një dekadë më parë ishin pothuajse të paimagjinueshme.
Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur më 2 shtator se një 43-vjeçar zviceran dyshohet me probabilitet shumë të lartë si autori i sulmit në Aarau. Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar motivin.
E-Diaspora
-
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren Filmat e shkurtër që rezultuan nga ky projekt do të shfaqen në Kino Rex të Bernës,... -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA -
Lea Ypi nderohet me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026 -
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime













