Lajme
Pas FMN-së e Amerikës, edhe Banka Botërore i ndërpren fondet për Afganistanin
Banka Botërore ka ndërprerë fondet për projektet në Afganistan, pasi talibanët morën pushtetin në këtë vend.
Ata kanë deklaruar se marrja e pushtetit nga talebanët do të kenë impakt “në prospektet zhvilluese të vendit, veçanërisht për gratë”.
Ky veprim vjen vetëm disa ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar [FMN] suspendoi pagesat për Afganistanin, raporton BBC, përcjell Albinfo.ch.
Administrata Biden po ashtu ka ngrirë asetet për Bankën Qendrore të Afganistanit, të cilat mbaheshin në SHBA.
“Kemi pauzuar pagesat në operacionet tona në Afganistan dhe po monitorojmë nga afër dhe vlerësojmë situatën në vijë me politikat dhe procedurat tona të brendshme”, tha zëdhënësi i Bankës Botërore për BBC.
Prej vitit 2002 e tutje, institucionet financiare me bazën në Washington kanë dedikuar më shumë se 5.3 miliardë dollarë për projekte rindërtuese dhe zhvilluese në Afganistan.
E-Diaspora
-
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës Xherdan Shaqiri vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij me FC Basel. Futbollisti shqiptar me... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare












