Lajme
Pas fluksit të emigrantëve, Italia pezullon Shengenin me Spanjën
Ky veprim është i nevojshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj dhe për të mbrojtur kufijtë evropianë, sipas qeverisë italiane
Pas fluksit të migrantëve në Ceuta, Italia po pezullon përkohësisht Marrëveshjen e Shengenit me Spanjën, njoftoi Ministria e Jashtme e Italisë. Ky veprim është i nevojshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj dhe për të mbrojtur kufijtë evropianë, sipas ministrisë, tranmseton albinfo.ch. Më parë, agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi mbylljen e kufijve detarë dhe ajrorë me Spanjën.
Italia nuk ndan një kufi tokësor me Spanjën. Megjithatë, masa prek udhëtarët që kalojnë midis dy vendeve me aeroplan ose anije, pasi tani do t’u kërkohet të paraqesin një pasaportë, shkruan sda, duke ju referuar medive italiane. Përveç kësaj, kontrollet përgjatë kufirit franko-italian po intensifikohen.
Në dritën e ngjarjeve në Ceuta, kryeministrja italiane Giorgia Meloni kishte propozuar përjashtimin e Spanjës nga Zona Shengen. Ideja e Melonit po fiton terren në Evropë. BE tani duhet të shqyrtojë të gjitha opsionet për të frenuar imigracionin e pakontrolluar, tha kryeministrja daneze Frederiksen.
Finlanda gjithashtu është shprehur hapur ndaj idesë. Dhe Ministri i Brendshëm i Francës Nuñez thotë se vendi i tij tashmë ka forcuar kontrollet në kufirin me Spanjën.
Rregullat e BE-së në fakt nuk lejojnë që një vend të përjashtohet kundër vullnetit të tij nga zona evropiane, e cila garanton lëvizjen e lirë të njerëzve përtej kufijve pa kontrolle.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











