Kosova
Pas aksidentit tragjik, të hënën ditë zie në Suharekë
Në shenjë nderimi për pesë viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi sot në magjistralen Duhël-Suharekë, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shpallur të hënën ditë zie në këtë qytet.
“Si kryetar komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushëllime. Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim. Si kryetar komune do të marrë vendim që dita e varrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës”, ka shkruar ai në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.
Familjen Sadikaj e kanë ngushëlluar krerët e institucioneve të vendit.
“Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje.
Kryeparlametari Kadri Veseli u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje. Veseli ka kërkuar nga Policia e Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










