Kosova
Pas aksidentit tragjik, “Hardh Fest” pezullon aktivitetet deri të martën
E hëna është shpallur ditë zie në Rahovec, pas aksidentit në fshatin Bërnjak, ku humbën jetën tre persona, përcjell albinfo.ch.
Pas këtij rasti, edhe organizatorët e festivalit “Hardh Fest” kanë njoftuar se do të pezullojnë të gjitha aktivitetet deri të martën.
“Hardh Fest pezullon të gjitha aktivitetet deri të martën për shkak se dita e hënë është shpallur Ditë Zie në Rahovec, pas aksidentit të sotshëm tragjik! Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë”, kanë shkruar ata
Vendimi për ta shpallur të hënën ditë zie, është marrë nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
“Në përputhje me kompetencat e mia si Kryetar i Komunës së Rahovecit, duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe gjithë qytetarëve, kam vendosur që të hënën, datë 29 korrik 2019, ta shpall Ditë Zie, pas aksidentit tragjik të ndodhur sot në Rahovec! Me këtë rast, të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë”, ka shkruar Latifi.
Ngushëllime për familjarët e viktimave ka shprehur edhe kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai po ashtu u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe ka apeluar te qytetarët që ta shtojnë kujdesin në komunikacion.
“I shqetësuar nga lajmet për aksidentet e shpeshta në komunikacion me pasojë jetët njerëzore. Familjarëve të viktimave në Bërnjak të Rahovecit iu shpreh ngushëllime të thella, kurse të lënduarve shërim të shpejtë. Apeloj të gjithë qytetarët që ta shtojnë kujdesin në trafik, e Policia e Kosovës të rris kontrollin, veçanërisht tani gjatë sezonës verore, kur kemi një komunikacion të ngarkuar”, ka shkruar Haradinaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










