Lajme
Pas 68 vitesh, një kryeministër shqiptar në Beograd
Kryeministri Edi Rama nesër (e hënë) viziton Serbinë, duke u bërë lideri i parë shqiptar që viziton Beogradin pas 68 vitesh. Ai shkon edhe në Preshevë ku do të pritet si lider i shqiptarëve
Të hënën në mëngjes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama viziton Serbinë, duke u bërë lideri i parë shqiptar që viziton Beogradin pas 68 vitesh. Në vitin 1946 kryeqytetin e atëhershëm të Jugosllavisë e kishte vizituar Enver Hoxha dhe nga ajo kohë, deri më tani raportet e këtyre dy shteteve ishin shume të ftohta.
Kryeministri Rama po ashtu do ta vizitojë edhe Preshevës, ku atje shqiptarët do t’i bëjnë një pritje madhështore. Po ashtu është parashikuar që Rama në Preshevë në Sheshin “Liria” ta mbajë një fjalim, ku do të theksohet për të parën herë në këtë rajon, mbështetje e Shqipërisë për shqiptarët e mbetur në Serbi.
Gazetari i Top Channel në Beograd, Idro Seferi, ka raportuar për gjendjen e kryeministri shqiptar në Beograd.
“Burime jozyrtare kanë bërë të ditur se me arritjen e Kryeministrit shqiptar, në orën 11:00, do të fillojë ceremonia zyrtare. Më pas do të vazhdohet në takimin kokë më kokë me kryeministrin Aleksandër Vuçiq, dhe më pas do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve nga Ministrat e Jashtëm”, thuhet në njoftim.
Është parashikuar nënshkrimi i tri marrëveshjeve mes dy vendeve; një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor, por konfirmime zyrtare ende nuk ka.
Në orët e mbrëmjes Kryeministri Rama pritet të vizitojë Bashkinë e Beogradit ku do të takohet me kryebashkiakun Sinisha Mali me të cilin do të ketë një bisedë joformale.
Rama do të jetë pjesëmarrës në një Forum organizuar nga Dusan Janjiq lidhur me raportet Serbi-Shqipëri.
Po ashtu kryeministri Rama do ta ketë edhe një konferencë për media, ndërsa të martën ai do të vizitojë Preshevën. Në këtë vizitë nuk është parashikuar të takohet me presidentin Tomosllav Nikoliq, i cili thuhet se për t;iu shmangur vizitës, ka shkuar në një takim jozyrtar jaht vendit.
Vizita në Beograd e kryeministrit shqiptar ishte parashikuar të mbahet me 22 tetor, por u shty për shkak tensioneve që rrodhen pas ndeshjes së dhunshme të futbollit Serbi-Shqipëri. Ndryshe, autoritetet serbe thuhet se kanë shtuar masat e sigurisë në prag të ardhjes së Ramës, si gjatë vizitës së liderit rus, Vlladimir Putin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











