Integrimi
Pas 22 vjet qëndrimi, i riu shqiptar dëbohet nga Zvicra
Shqiptari 25 vjeç me pasaportë të Serbisë, i cili ka jetuar 22 vjet në Zvicër, pas një sërë deliktesh, me vendimin e Gjykatës Federale duhet të lëshojë Zvicrën, edhe pse këtu i jeton e gjithë familja
Një shqiptar nga Lugina e Preshevës qe bërë i njohur si “tmerri i rrugëve” për shkak të vozitjes së papërgjegjshme dhe në gjendje të alkoolizuar të makinave. Ai nuk është ndalur sa herë që policët ia kanë qitur “stopin” pastaj ka përdorur një motoçikletë edhe përkundër faktit se ishte nxjerrë nga qarkullimi dhe me të kishte shkaktuar një aksident.
Por, këto janë vetëm disa nga deliktet e të riut shqiptar. Shkaku kryesor për dëbimin e tij nga Zvicra lidhet me drogën. Ai është kapur duke shitur disa qindra gramë përzierjeje heroine dhe kokaine. Është një “shitës tipik rrugësh që shet për të financuar konsumimin e drogës” thuhet në vendimin gjyqësor. Për tregti me drogë ai në vitin 2013 qe dënuar me 28 muaj burg, 16 muaj prej të cilave me kusht. Veç kësaj ai me të dhëna të rrejshme kishte nxjerrë një kredi prej 40 mijë frangash. Pornografia, shkelja e ligjit mbi armëmbajtjen, falsifikimi i dokumenteve dhe vjedhja e organizuar, janë deliktet tjera që e ngarkojnë atë.
Gjykata Federale duke marrë këtë vendim ka mbështetur vendimin e mëhershëm të Gjykatës Administrative të Soloturnit.
Ndonëse është i integruar në shoqëri, i riu i ardhur në vitin 1993 në Zvicër asnjëherë nuk kishte arritur te integrohej ekonomikisht. Ka “bojkotuar” shkollën pa arsye ndërsa qysh në moshën 13 vjeçare kishte rënë në kundërshtim me ligjin. Nuk ka mbaruar asnjë profesion dhe vazhdimisht ka qenë i papunë. I janë grumbulluar borxhet deri në 60 mijë franga dhe herë pas here ka marrë edhe ndihma sociale.
Leja e përhershme e qëndrimit (viza C) një të huaji që jeton kaq gjatë në Zvicër mund të hiqet vetëm në kushte të veçanta, ka theksuar Gjykata. Por dënimi me 28 muaj burg dhe recidivizmi bashkë me prognozën e keqe për sjelljet e tij në të ardhmen ishin arsye të mjaftueshme për dëbim.
Gjykatësit në vendimin e tyre e kanë parasysh faktin se e gjithë familja e të riut shqiptar jeton në Zvicër dhe se ai nuk ka kontakte në vendlindje.
Por “edhe pse ankuesi nuk ka më familjarë në Serbi, duhet theksuar se në gjithë botën ka të rinj në moshën e tij që shkojnë të jetojnë në vende plotësisht të panjohura për ta, ku dhe integrohen. Dhe fundja, i dëbuari e flet shqipen”, që sipas tyre është një rrethanë lehtësuese.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














