Lajme
Pas 2 vjetësh rikthehet ‘Octoberfest’
Mijëra gjermanë dhe turistë u mblodhën në Mynih këtë të shtunë, pasi nisi zyrtarisht Oktoberfest, festivali më i famshëm i birrës në botë.
Ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë vit festën e birrës ishte fakti se rikthehej pas dy vjetësh, e pezulluar nga pandemia e koronavirusit, diçka që nuk ndodhte që prej kohës së Luftës II Botërore.
Të veshur me pantallona lëkure dhe këmishët tradicionale bavareze, vendas e të huaj u dyndën në lokalet dhe tendat e hapura enkas, për të shijuar birrën më të mirë bavareze dhe ushqimet e zonës. Festimet nisën zyrtarisht në mesditë, kur kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter, hapi fuçinë e parë të birrës, pasuar me 12 të shtëna armësh që janë sinjali i tendave të tjera për t’u hapur.
Ky është edicioni i 187-të i festës që është parashikuar të mbyllet më 3 tetor, pasi të jenë pirë miliona litra birrë. Rekordi mbahet nga viti 2014, ku u konsumuan 7,7 milionë litra. Zakonisht 6 milionë njerëz marrin pjesë në festime.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












