Lajme
Parmelin: “Zvicra nuk ka bërë shumë lëshime lidhur me tarifat”
Zvicra nuk ka bërë shumë lëshime, është shprehur Parmelin në një intervistë për SRF
Ministri federal i Ekonomisë së Zvicrës, Guy Parmelin sheh hapësirë për manovrim në negociatat mbi tarifat amerikane. Zvicra nuk ka bërë shumë lëshime, është shprehur Parmelin në një intervistë për SRF.
Një letër me parashtrimin e qëllimeve të negociatave është nënshkruar tashmë. Tani duhet të fillojnë negociatat, tha Këshilltari Federal, Parmelin. Për shembull, ka thüenë ai, do të mund të diskutohen më shumë përjashtime sa u përket tarifave me SHBA-në.
Në mediat zvicerane është folur se afaristë zviceranë me “dhuratat” e tyre kanë luajtur një rol në arritjen e marrëveshjes për tarifat. Por, lidhur me rolin e përfaqësuesve të biznesit zviceran në negociata, Parmelin deklaroi se ata nuk kishin qasje në informacione konfidenciale ose sekrete.
Këshilli Federal mbetet përgjegjës vetëm për negociatat, ka thënë ai.
Intervista e plotë mund të dëgjohet të shtunën në orën 11:30 të paradites në Radio SRF 1.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












