Shkurt.ch
Parlamenti: Xhihadistëve t`u merret me automatizëm shtetësia zvicerane
Kjo iniciativë e bërë nga kryetari i SVP/UDC-së, Toni Brunner merr në shënjestër mercenarët nga Zvicra në shërbim të xhihadit
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës dëshiron që problemin e xhihadizmit ta zgjidhë duke ua marrë mbrapsht shtetësinë zvicerane personave me prejardhje të huaj që vihen në shërbim të islamizmit ekstrem.
Këtë iniciativë parlamentare të bërë nga kryetari i SVP/UDC-së, Toni Brunner, e që merr në shënjestër mercenarët nga Zvicra në shërbim të xhihadit, e kanë mbështetur me shumicë deputetët në seancën e djeshme parlamentare. 102 veta kanë votuar pro dhe 85 kundër iniciativës.
Brunner ka kërkuar që qytetarëve me shtetësi të dyfishtë, zvicerane dhe të huaj, të cilët në Zvicër ose jashtë saj kanë ushtruar vepra të dhunshme ekstremiste ose kanë marrë pjesë në veprime luftarake, duhet t`u hiqet menjëherë shtetësia zvicerane.
Ai e ka arsyetuar një qëndrim të tillë me rrezikun gjithëpërfshirës që paraqet iskam radikal në Evropë e ë gjerë, bën të ditur agjencia e lajmeve sda. Prandaj Brunner në iniciativën e partisë së tij ka kërkuar që heqja e shtetësisë zvicerane personave në fjalë të bëhet në mënyrë konsekuente dhe që institucioneve përkatëse të mos u lejohet fare hapësirë veprimi zbutjeje, transmeton albinfo.ch.
Krahas deputetëve të SVP/UDC-së ishin edhe ata të CVP/PDC-së që votuan pothuajse unanimisht në favor të këtij vendimi.
Kërkesa për automatizëm që përfshihet në tekstin e iniciativës ka qenë arsyeja përse komisioni përgatitor kishte votuar kundër saj. Siç ka theksuar zëdhënësi, Kurt Fluri nga FDP/PLR, «është e rrezikshme që ligjvënësit të ngatërrohen në punën e drejtësisë, pasi që në këtë mënyrë ata shkelin parimin e ndarjes së pushteteve.
Iniciativa, sipas rregullit, tash i kalon Dhomës së Kantoneve për miratim.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












