Shkurt.ch
Parlamenti, për heqjen e statusit të përkohshëm (Vizës F)
Dhoma Nacionale në sesionin e djeshëm, me shumicë votash (113 kundrejt 63) ka miratuar një mocion përmes të cilit i kërkohet qeverisë që të bëjë ndryshimin përkatës të statusit të përmendur
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës është marrë e para nga dy dhomat me çështjen e ndryshimit të statusit të pranimit të përkohshëm të azilkërkuesve (viza F) gjegjësisht ndarjes së këtyre azilkërkuesve në dy kategori.
Ajo, në sesionin e djeshëm, me shumicë votash (113 kundrejt 63) ka miratuar një mocion përmes të cilit i kërkohet qeverisë që të bëjë ndryshimin përkatës të statusit të përmendur, shkruan nzz.ch. Me këtë ndryshim duhet të realizohet një mbrojtje më e mirë dhe më efikase e refugjatëve me qëndrim të përkohshëm, transmeton albinfo.ch. Statusi i ri pritet të përmirësojë edhe pozitën në tregun e punës të kësaj kategorie të refugjatëve.
Pas votimit në Dhomën Nacionale, çështja i kalon Dhomës së Kantoneve (Senatit).
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, Këshilli Federal kishte pranuar një mocion të Komisionit për Politika Shtetërore (SPK) në kuadër të Dhomës Nacionale të Parlamentit. Ky mocion kërkonte që statusi i sotëm i përkohshëm i azilkërkuesve (Viza F) të diferencohet, gjegjësisht të parashihen kushte të ndryshme për statusin e qëndrimit në Zvicër të personave të kësaj kategorie.
Te një pjesë e azilkërkuesve që bëjnë pjesë në këtë grupim që në fillim shihet se do të mbeten të qëndrojnë një kohë të gjatë në Zvicër. Këta azilkërkues, sipas propozimit të SPK do të pranoheshin me statusin e ri që do të quhej “të mbrojtur”. Nga ana tjetër, ata të cilët kanë vetëm nevojë të përkohshme për mbrojtje, do të identifikohen me statusin “me nevojë të përkohshme për mbrojtje”, transmeton albinfo.ch. Kjo varet nga situata në vendet prej nga vijnë këta persona.
Në rast se të dy dhomat e Parlamentit do ta votojnë këtë propozim, Këshilli Federal do ta përpunojë një propozim ligji për këtë problematikë.
Statusi i kategorisë së parë (të mbrojtur), sipas komisionit të përmendur do të ketë këto cilësi: nuk do të jetë i kufizuar në kohë; do të mundësojë bashkimin familjar të personit që ka këtë status, me kusht që ai të jetë i pavarur financiarisht; Është e domosdoshme lidhja e marrëveshjes për integrim; Integrimi në tregun e punës etj.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











