Shkurt.ch
Parlamenti: Më shumë dënime me burg dhe më pak me gjobë
Pas një periudhe kur për delikte të vogla dhe të mesme më shumë rekomandoheshin dënimet me gjobë, trendi sërish po shkon drejt dënimeve me burg. Për një praktikë të tillë janë pajtuar edhe dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës, të cilat së bashku janë marrë vesh të krijojnë parakushtet për ndryshimin e praktikës në fjalë.
Kështu, në të ardhmen, gjyqtarët mund të shqiptojnë dënime me para vetëm deri në 180 njësi ditore dhe jo sikurse ka qenë deri më tash, 360. Me këtë synohet që më shumë delikte të sanksionohen me dënime me burg se sa me para, shkruan srf.ch.
Veç kësaj, gjyqtarët do të kenë të drejtë që të sanksionojnë me heqje lirie edhe të dënuarit me tri ditë. Megjithatë, në rastet e delikteve të vogla dënimet me gjobë do ë kenë edhe më tutje përparësi.
Fillimisht, parlamenti synonte të hiqte fare nga lista dënimet me gjobë me kusht por pastaj ka hequr dorë nga kjo.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












