Shkurt.ch
Parlamenti: Më pak të rinj të varur nga ndihmat sociale
Parlamenti i Zvicrës synon që në të ardhmen më pak të rinj të jenë të varur nga ndihmat sociale. Kështu, Qeveria Federale duhet të veprojë dhe të përpunojë një strategji për mbështetje më të mirë të personave të kësaj kategorie.
Ata duhet që para së gjithash të mbështeten në këshillimin profesional dhe në kërkimin e punës.
Për realizimin e këtyre synimeve, Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar një mocion të Partisë Socialdemokrate (SP/PS).
Me rastin e krahasimit të shifrave të shfrytëzuesve të ndihmave sociale nëpër qytete është konstatuar se në të gjitha qytetet, përqindja e atyre që marrin ndihma sociale është më e madhe te të rinjtë. Kështu ka thënë barzësja e mocionit, deputetja Silvia Schenker.
Si shembull te mirë Shenker ka përmendur modelin e kantonit Vaud i cili të rinjve u ofron bursa ne vend se ndihma sociale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










